Qeveria miraton Projektligjin për detyrat dhe kompetencat e delegacionit shtetëror

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se projektligji definon lidhjet e delegacionit me institucionet tjera.

“Ky projektligj përcakton hierarkinë  institucionale. Projektligji definon qartë për lidhjet që mban delegacioni me institucionet tjera shtetërore”, tha ai.

Kliko për të lexuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, të miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Të ngjashme