Qeveria miraton Projektligjin për Pagat

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 10:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar projektligjin për pagat i cili ka për qëllim barazimin e pagave për punë të njëjta ose të ngjashme.

Zëvendësministri i Administratës, Hajredin Hyseni, tha se me këtë ligj parashihet që të gjithë punonjësit publik të kenë pagën bazë të caktuar me ligj. Ai shtoi se ky projektligj përfshinë 11 koeficiente dhe 45 grada.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kërkoi nen të veçantë për krijuesit dhe performuesit në kulturë.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kërkoi që paga e ambasadorëve të bëhet në përputhje me koston e jetës ku ata jetojnë dhe jo të jetë e njëjtë si për ambasadorin në Shqipëri ashtu edhe për atë në Tokio etj.

Po ashtu Qeveria ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.

Gjithashtu ka miratuar Projektligjin për Noterinë; Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për Trashëgiminë e Kosovës.

rendi-i-dites

Të ngjashme