Qeveria miraton Projektligjin për Tatimin në të ardhurat Personale

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 14:58 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Tatimin në të ardhurat Personale.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kanë marrë veprimet e nevojshme në fushën e politikave fiskale. Ai theksoi se kanë liruar nga tatimi doganor disa produkte.

“Deri më tani kemi liruar nga tatimi doganor për pajisje teknologjike. MF është duke vazhduar me reforma të tjera ligjore. Në kuadër të legjislacionit tatimor të thjeshtëzojmë kemi zbritje të posaçme për pasuri të reja, janë thjeshtëzuar procedurat për deklarimin e tatimit. Rekomandoj që qeveria ta miratojë këtë projektligj dhe të njëjtin të procedojë në Kuvend”, tha Hamza.

Po ashtu, është miratuar edhe Projektligji për Tatimin në të ardhurat e Korporatave.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, bëri të ditur se me këtë projektligj kanë rregulluar disa çështje, siç është trajtimi i barabartë i kompanive të sigurimit.

“Është pjesë e reformës fiskale. Me këtë projektligj kemi rregulluar këto çështje: është rregulluar që kompanitë e sigurimit të trajtohen njëjtë…, të gjitha këto zbritje janë në përputhje me parimet e OCED-së”, tha Hamza, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme