Qeveria miraton raportin nëntëmujor të buxhetit, të hyrat u rritën për 46.5 milionë €

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 18:13 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin nëntëmujor të buxhetit për vitin 2017, raporton Ekonomia Online. Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se ky raport është karakterizuar me një rritje të zakonshme.Gjithsejtë të hyrat gjatë kësaj periudhe kapin shifrën 1,413.87 milionë euro. Shpenzimet buxhetore kanë arritur në 1,191,68 milionë euro, apo 7% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Raporti nëntëmujor është karakterizuar me një rritje të zakonshme. Gjithsej pranime kanë shënuar në rritje prej 5 për qind kjo rritje ka qenë e shtyrë nga të hyrat në dogana. Gjithsej pagesat kanë shënuar një rritje prej 7 për qind. Të dhënat tregojnë se trendi i të hyrave është afër me planin 99 për qind është realizuar plani për këtë periudhë”.

Hamza tha se të hyrat janë rritur për 46.5 milionë euro më shumë se vitin e kaluar për periudhën e njëjtë.

“46. 5 milionë euro kanë qenë të hyrat më shumë se vitin e kaluar për periudhën e njëjtë. Performaca të hyrat kanë qenë 815.5 milionë. Të hyrat jo tatimore dhe të hyrat vetanake kanë regjistruar 11. 2 milionë. 23.5 milionë euro  është shënuar rritje nga huamarrja”.

“Shpenzimet në paga dhe mëditje 410 milion euro duke arritur kështu normën prej 95 për qind. Shpenzimet në mallrat she shërbime janë rritur në 5 për qind. Shpenzimet kapitale për shënim nga shënimet tjera ka pasur rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin e kaluar”.

Të ngjashme