Qeveria miraton rregulloren për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 09:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në detyrë miratoi sot rregulloren e komisionit që do të punojë për njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është miratuar komisioni për përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë e komisionit vlerësues dhe përcaktimin e procedurave për njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjik dhe tetraplegjik

Qeveria po ashtu miratoi lidhjen e marrëveshjes për për pensionet e të gjithë atyre që kanë punuar me herët në Kroaci.

“Nevoja për negocimin e kësaj marrëveshjeje është një obligim ligjor i dy vendeve, pasi që ka qytetarët të dy vendeve që kanë punuar më herët në këto vende. Andaj rrethanat  kanë ndikuar që këta qytetarë të mos marrin pensionet. Andaj qytetarët që kanë punuar në Kroaci, do e marrin pensionin”, tha ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë u bë edhe shqyrtimi i projekt-udhëzimit administrativ për mallrat e liruara nga tarifa doganore.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky udhëzim liron nga tarifa doganore produktet farmaceutike.

Qeveria ka miratuar edhe nismën për t’u anëtarësuar në organizatën ligjore për zhvillim ndërkombëtar- IDLO.

Ministri Hoxhaj tha se gjatë muajve të ardhshme beson se Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë  ndërkombëtare që selinë e ka në Itali.

Të ngjashme