Qeveria miraton shpronësimin e 11 pronave në Hade dhe Shipitullë

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 09:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në detyrë ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në zonën Hade dhe Shipitullë. Zonë kjo e cila  do të përdoret nga KEK për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Në këtë vendim nuk kanë hyrë 6 pronarë, pronat e të cilëve kanë pranuar të zhvendosen. Në këtë projekt nga 17 prona sa është paraparë do të hyjmë vetëm 11, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë temë, në mbledhjen e qeverisë, është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë (pjesa e mbetur), Komuna Obiliq.

“Ne duhet të kërkojmë nga KEK-u që me kohë t’i përgatisë të gjitha këto vendime, në mënyrë që as Qeveria as KEK-u të mos vijnë në situatë të tillë të ngutshme, veçmas tani kur jemi në përgatitje të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e re”, që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështjet e shpronësimeve edhe në çështjet e zhvendosjes së popullatës nga ato prona”, tha kryeministri në detyrë Mustafa.

Qeveria miratoi gjithashtu edhe propozim vendimin për shqyrtimin e me tejme të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, pika kufitare Merdar në komunën e Podujevës, raporton EO.

Qeveria miraton rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar

Qeveria e në detyrë ka miratuar Projekt-rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se kjo rregullore do të lehtësoj punën për integrimin e personave të riatdhesuar.

“Duke pas parasysh rëndësinë e kësaj rregullore e cila do të bëjë më të lehtë punën e riintegrimin e personave të riatdhesuar”, Hyseni.

 

 

Të ngjashme