Qeveria miraton transformimin e FSK-së në Ushtri

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, raporton Ekonomia Online.

Prezantimin e Projektligjeve e ka bërë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili ka  prezantuar tri projektligje bazike: Ligjin për FSK-në, për shërbim në FSK dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Berisha ka thënë se kur të krijohen kushtet do të shkohet edhe me ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Për Ministrinë e Mbrojtjes bëhet kalimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes me qëllim të mbikëqyrjes mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja”, tha Berisham raporton Ekonomia Online.

Ministri u zotua që kur të krijohen rrethanat politike, atëherë për këto Ligje do të votohen edhe ndryshimet kushtetuese.

Të ngjashme