Qeveria ndalon përdorimin e veturave zyrtare jashtë vendit pa autorizim

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 11:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar ka miratuar propozim-vendimin me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për mospërdorimin e automjeteve zyrtare në raste tjera përveç për qëllime zyrtare, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky vendim është strikt dhe për këtë obligohet edhe policia e Kosovës që në rast të kontrollit të shikojë nëse personi në fjalë është i autorizuar për vizitë jashtë vendit.

“Në këtë mbledhje propozoj të miratohet vendimi që urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare sipas ligjit”, tha Haradinaj.

“…Policia e Kosovës në rast të kontrollit të automjetit zyrtar të shikoj dokumentet se a janë në përputhje me zyrtarin, fjala është për daljen jashtë vendit me makinat të dilet me një shkresë përcjellëse të personit se a është i autorizuar personi te dal jashtë me makinë zyrtare”, tha ai.

Të ngjashme