Qeveria ndan 2 milionë e 600 mijë euro për pagesën e punës jashtë orarit të zyrtarëve policorë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 14:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë për punën jashtë orarit për zyrtarët policorë të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se mospagesa e policëve deri më tani është veprimi më banal që është bërë, raporton Ekonomia Online.

“Kërkoj që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme. Kërkesa e policisë është në vlerë 2 milionë e 600 mijë euro. Obligohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.  Nëse shteti nuk arrin me i pagu policët e vet, atëherë më mirë le ta mbyll dugojën”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme