Qeveria ndan 20 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka ndarë 20 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit, që u shkatërrua nga zjarri të hënën pasdite, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj tha se 20 mijë euro ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

“Propozimi vjen nga zyra e kryeministrit, propozoj të ndahen mjetet në vlerë prej 20 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri, mjetet vijnë nga kategoria e shpenzimeve rezervë”, tha Haradinaj.

Qeveria ka ndarë këto mjete financiare si simbolikë dhe mirënjohje për shtetin e Francës.

Të ngjashme