Qeveria ndan 200 mijë € për Aeroportin e Gjakovës

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 09:13 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 200 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave tjera emergjente të NPQ “Aeroporti i Gjakovës SH.A.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se kjo ndërmarrje nuk ka asnjë burim të të hyrave, andaj kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë.
“Aeroporti i Gjakovës ka kërkuar 400 mijë euro mirëpo unë propozoj që të ndajmë gjysmën e kësaj shumë”, ka thënë ai

Nis mbledhja e Qeverisë, edhe ministrat e PDK-së janë prezent

Qeveria në largim e udhëhequr nga Isa Mustafa ka filluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë prezent shumica e ministrave të LDK-së dhe PDK-së.

Kjo mbledhje ishte e paraparë të mbahet te premten e kaluar, por dështoi pasi që ministrat kompetent nuk ishin prezent, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme