Qeveria ndan 300 mijë euro për delegatët e legjislaturës  së vitit 1990

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 14:41 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit më 4 dhjetor 1989, të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit më 2 korrik 1990 dhe më 7 shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më 24 maj 1992.

Ekzekutivi ka ndarë 300 mijë euro, të cilat sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies, Skender Reçica, do të ndahen proporcionalisht për 111 delegatë.

“Mjetet financiare janë të përcaktuar nëbuxhetin për vitin 2018 në vlerë 300 mijë euro. 111 delegatë do të përfitojnë. Shuma prej 300 mijë euro do të ndahet proporcionalisht për 111 delegatë. Përmbushja e kërkesave të delegatëve dhe familjeve”, tha Reçica, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme