Qeveria ndan 471 mijë euro për zgjedhjet në veri

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 12:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka ndarë 471 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete duhet të ndahen nga ministria e Financave.

“471 mijë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndahen nga Ministria e Financave”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se këto mjete do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve buxhetore.

“Propozohet që ndarja e mjeteve të bëhet nga MF nga kategoria e shpenzimeve buxhetore të propozuara nga KQZ-ja dhe PZAP-ja”, tha Hamza.

Gjithashtu Qeveria ka nda 18 mijë euro edhe për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për për punën shtesë të stafit.

Haradinaj tha se PZAP-ja ka kërkuar që të ndahen mjete rreth 18 mijë euro dhe kjo kërkesë u miratua.

“PZAP-ja ka kërkuar me u nda rreth 18 mijë euro”, tha Haradinaj.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme