Qeveria ndan 49 mijë euro për Komisionin e ri për demarkacionin

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 14:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 49 mijë e 40 eurove për komisionin e ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar që për këtë komision të ndahen këto mjete.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi Murat, Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.

Komisioni përbëhet edhe Zejnullah Gruda,  Universiteti i Prishtinës, anëtar; Martin Berishaj, Universiteti i Lubjanës, anëtar; Hamit Basholli, Gjeodet, anëtar; Florim Isufaj,  Universiteti i Prishtinës, anëtar.

Në Komision është edhe një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës; i Ministrisë së Punëve të Brendshme; i Ministrisë së Infrastrukturës; si dhe dy përfaqësues të komunitetit, pa të drejtë vote Riza Smakaj dhe Zymer Neziri.

Komisioni, ka mbajtur disa takime, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do t’ua kërkojmë me shkrim disa institucioneve përkatëse.

Bulliqi ishte kundërshtari i madh i marrëveshjes për kufirin duke ofruar edhe dokumente që dëshmonin të kundërtën që kishte konstatuar komisionin shtetëror

Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ajo ndonëse u soll në kuvend nga qeveria nuk u hedh as një herë në votim. Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE).

Të ngjashme