Qeveria ndan 50 mijë € për tragjedinë në Maqedoni

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 09:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 50 mijë euro për rajonet e goditura nga vërshimet në Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Maqedoni ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë.

“Janë goditur pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë, Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme