Qeveria ndan 500 mijë euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 14:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

“Propozoi që të ndahen mjete 500 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezerve dhe të transferohen në MKRS”.

Kryeministri gjithashtu ka njoftuar lidhur me aktivitetet për ditën e Pavarësisë.

“Ju ftoj në një takim të dielën, dita e pavarësisë fillon këtu. Pastaj dalim në një homazh, të gjitha institucionet kanë bërë një agjendë shtetërore”.

“Ju lus që me 17 shkurt në ora 08:00 do të takohemi në këtë sallë, nuk do të mbaj ndonjë fjalim të gjatë”.

Për shënimin e kësaj dite me 16 dhe 17 shkurt janë parashikuar një varg aktivitetesh.

Të shtunën bëhet nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Objekti i Qeverisë për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Gjithashtu bëhet vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Skënderbeu”.

Kurse në sheshin “Adem Jashari” bëhet hapja e Panairit të produkteve vendëse.

Në të gjitha rrethet kryesore te kryeqytetit do të vendoset flamuri shtetëror.

Kurse më 17 shkurt në ora 08:00 do të mbahet mbledhja festive e Qeverisë. Kurse në ora 08:30 bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Në ora 08:45 vendosjen kurora lulesh te shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

Në ora 09:45 vendosen kurora nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.

Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton EO.

Një koncert për paralajmëruar për në orën 19:30.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 12, 2019

Të ngjashme