Qeveria ndan 60 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Novobërdës

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 10:22 | Nga Albana Hajdari

Qeveria ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën të martën në Minierën e Novobërdës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.

“60 mijë euro do të ndahen për familjarët e dy minatorëve qe humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Këto shpenzime të paraparë do të transferohen”, tha Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme