Qeveria ndan 600 mijë euro për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 15:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se mjetet për shënimin e 10-vjetorit te pavarësisë do të ndahen nga fondi rezervë, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë mbledhje propozoj që kjo pikë të miratohet. Janë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Këto mjete ndahen nga shpenzimet e paparashikuara dhe transferohen në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kategorinë e Subvencioneve dhe Transfereve. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Financave janë të obliguara për zbatimin e këtij vendimi”, tha Haradinaj.

Në mbledhjen e sotme është themeluar edhe Këshilli Organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro, për këtë ngjarje, e cila do të organizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se duhet të bëhet planifikimi i shpenzimeve nga ministrit përkatëse që marrin mjetet.

“Ministra e Financave e përkrahë këtë ndarje buxhetore, mirëpo është mirë që në kohë dhe procese të rregullta buxhetore t’i planifikojmë shpenzimet. Kryeministri ka kërkuar që të ndahen këto mjete, por është mirë që këto të planifikohen”.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë është miratuar edhe propozim-vendimi për themelimin e Këshillit organizues për manifestimin gjithë-popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri Haradinaj tha se për shënimin e Epopesë së UÇK janë ndarë 100 mijë euro.

“100 mijë euro nga kategoria ekonomike rezervë. Është një proces tradite, kësaj here është jubilare epopeja dhe është në detyrën tonë të festojmë në mënyrën e duhur”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme