Qeveria ndan mbi 66 mijë euro për shtesat e prokurorëve specialë

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale dhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Qeveria ka marrë vendim që të ndajë mbi 66 mijë euro për shtesat e pagave të prokurorëve të Prokurorisë Speciale.

Shtesa për prokurorët ka vlerë 400 euro, ndërkaq për kryeprokurorin prej 500 eurove.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar që kjo kërkesë të aprovohet.

“Propozoj që të aprovohet kërkesa për prokurorët 400 euro në muaj për kryeprokurorin 500 euro në muaj”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se nga themelimi i Prokurorisë Speciale prokurorët kanë marrë shtesa.

Ai ka thënë se këto shtesa kanë qenë prej 800 euro, kurse për vitin 2018 ato janë përgjysmuar.

“Për shkak të ngritjes së pagave këto shtesa sa kanë qenë 800 po i ulim në 400 euro pasi që pagat e tyre janë rritur gjatë vitit 2018”.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka kërkuar që të bëhet nivelizimi i pagave edhe për sektorin e shëndetësisë.

“Është mesë e domosdoshme që t’i fuqizojmë akterët e ligjit, të gjithë janë pro idesë që të procedohet sa më shpejtë ligji për nivelizimin e pagave sidomos për punëtorët e sistemit shëndetësorë. Dëshiroj të përçoj edhe një herë që do të jemi pranë tyre edhe në këtë rrugëtim”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 11. Dezember 2018

Të ngjashme