Qeveria ndan mjete për rastin e pasaportave pa përfunduar procedurat gjyqësore

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 08:17 | Nga

Edhe pse rasti i tenderit për prodhimin e pasaportave biometrike në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kompanisë austriake OeSD nuk ka përfunduar ende, Qeveria e Kosovës me rishikim të buxhetit ka paraparë që të ndajë rreth 5.6 milionë euro për vendimin e arbitrazhit, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave e ka cilësuar si vendim të formës së plotfuqishme vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit me seli në Paris të Francës, me të cilin obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që t’ia paguajë kompanisë austriake rreth 5 milionë euro, për shkëputje të njëanshme të kontratës së tenderit.

“Sa u përket rishikimit të buxhetit dhe vendimin të cilin e kemi obligim për ta paguar pasi që është vendim i formës së plotëfuqishme dhe pas rishikimit të të gjitha procedurave, në përputhje me legjislacionin në fuqi duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë shuma prej 5.6 është e paraparë për vendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme