Qeveria ndan rreth 58 mijë € për punonjësit e rezidencës “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 13:52 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u mor vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 57 944 euro për pagesën e punonjësve të angazhuar në Rezidencën “Ibrahim Rugova” për periudhën janar-dhjetor 2020, raporton Ekonomia Online.

Propozimi është bërë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i cili është aprovuar nga kabineti qeveritar.

“Pagesa t’i vazhdohet punonjësve të stafit në rezidencën e Ibrahim Rugovws”, kërkoj ai.

Edhe vitin e kaluar, qeveria ka ndarë 57,944 për rezidencën e familjes së ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në lagjen Velania në Prishtinë

Lexo më shumë:

Të ngjashme