Qeveria në detyrë funksionon e ndarë

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 10:05 | Nga

Kabineti qeveritar është parë unik paraditen e së premtes, kur e ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe kur nuk ka marrë ndonjë vendim me peshë. Por në forume të tjera ekzekutivi funksionon i ndarë, shkruan sot Koha Ditore.

Të njëjtën ditë kur Qeveria e ka mbajtur mbledhjen është organizuar edhe takimi i Komitetit drejtues ndërministror për autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit. Në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm ministrat e LDK-së, e cila parti ishte e vetmja që dy javë më parë nuk e votoi mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë.

Prej atëherë, raportet e saj janë tensionuar me PDK-në, parti kryesore e koalicionit në këtë mandat të lënë në gjysmë. Ministrat e PDK-së nuk ishin në këtë forum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme