Qeveria në “heshtje” të luajë rolin e kujdestarit, mos të marrë vendime

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 07:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në dorëheqje me në krye Ramush Haradinaj të martën mbajti mbledhjen e fundit ku vendosi për të rialokuar mjete buxhetore dhe shfuqizimin e një vendimi të ministrit në detyrë të Mjedisit, Fatmir Matoshi.

Mirëpo këto vendime nga njohësit e rrethanave politike po shihen si joligjore dhe të panevojshme.

Artan Murati në një prononcim për Ekonomia Online është shprehur se qeveria në dorëheqje nuk duhet të marrë vendime dhe të krijoj obligime për Qeverinë e re, por që vetëm duhet të jetë një Qeveri kujdestare që i kryen detyrat rutinore.

“Po faktikisht Qeveria në dorëheqje nuk guxon të marrë vendime të cilat kanë peshë të rëndë dhe të cilat do të krijonin obligime për Qeverinë e cila do të vije. Pas votimit të Qeverisë së re dhe rrjedhimit kjo Qeveri në ikje nuk duhet të bëjë më tepër sesa që është duke bërë tani, pra është një Qeveri kujdestare e cila thjesht duhet që të përkujdeset për proceset të cilat veçse janë në proces deri në momentin e ardhjes së kryeministrit dhe ministrave të rinj, të cilat janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit”.

Murati është shprehur se Qeveria Haradinaj tani në kohën sa është në detyrë ka pasur tendenca të cilat i tejkalojnë kompetencat e Qeverisë në detyrë dhe këtë nuk duhet ta bëjë. 

“Qeveria në dorëheqje, deri më tani ka pasur disa tendenca që të ndërmarrë disa hapa të cilat nuk duhej t’i ndërmarrë, sepse e tejkalojnë kompetencat e një qeverie në dorëheqje”, ka thënë Murati.

Profesori universitar Milazim Krasniqi i tha Ekonomia Online se në Kosovë vërehet një mungesë papërgjegjësi e qeverive në detyrë.

Kjo sipas tij, nuk duhet të ndodhë pasi duhet të përfundohen detyrat në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Te ne ende nuk është kuptuar tamam mënyra se si funksionojnë qeveritë ndërsa në vendet normale demokratike edhe kur bien Qeveria ajo i kryen të gjitha detyrat që parashihen me kushtetutë dhe me ligje ndërsa te ne duket sikur një mënyrë që mund të dalësh në punë ose jo dhe pastaj kjo ka pasoja të rënda për mbarëvajtjen e punës sepse Qeveria edhe kur është në dorëheqje duhet të punojë por vërehet që te ne ka mungesë përgjegjësie”.

Krasniqi është shprehur që Qeveria nuk duhet të marrë vendime të cilat do të mund të kishin implikime buxhetore për Qeverinë e re, raporton EO.

“Qeveria deri në ditën që është në detyrë duhet ti kryej obligimet kushtetuese dhe ligjore. Vendimet rutinë apo punë që janë duke u zhvilluar normalisht që ka të drejtë t’i marr, por nuk ka të drejtë të nxjerrë vendime të reja që kanë efekte buxhetore sepse ajo i mbetet Qeverisë së re, por që duhet t’i kryej këto punë në proces padyshim që po”.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga kreu i Qeverisë pas ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, duke quar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mu mbajtën me 6 tetor.

Lexo më shumë:

Të ngjashme