Qeveria nuk diskuton për lëshimin e pasaportave diplomatike

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 15:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e  Qeverisë së Kosovës pritej të diskutohej edhe vendimi për lëshimin e pasaportave diplomatike për zyrtarët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se kjo pikë e rendit të ditës do të shtyhet për shkak të mungesës së ministrit Pacolli, raporton Ekonomia Online.

“Pika e rendit të ditës për vendimin e lëshimit të pasaportave diplomatike dhe zyrtare shtyhet për shkak se ministri Behgjet Pacolli gjendet jashtë shtetit”, tha ai.

Të ngjashme