Qeveria nuk e aprovon kërkesën për ndihmë financiare për kompaninë “Euromaks”

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar propozim-vendimin për aprovimin e kërkesës për ndihmë financiare për kompaninë “Euromaks” shpk në komunën e Pejës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë kërkuar 200 mijë euro për kompensim.

“Janë kërkuar kompensim në  vlerë prej 200 mijë euro”, tha Haradinaj.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se duhet të shkoj në Komisionin Qendror pasi që sipas tij nuk janë shpjeguar siç duhet shkaktarët e djegies.

“Ne nuk e kemi implementu rrugën ligjore për të ndarë këto mjete. Ne e kemi një Komision Qendror ku kjo kompani do të duhej të aplikonte e jo të vinte drejt në mbledhje të Qeverisë. Plus në letër e kemi të paqartë ku thuhet nga disa shkaktar është djegur linja e prodhimit. Nëse është shkaktar energjia elektrike atëherë është KEDS-i që duhet me kompensu. Nuk duhet të vihemi në lajthitje”, tha Tahiri.

Kjo pikë është shtyer në mënyrë që ministria të jap shpjegim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme