Qeveria ofron përkrahjen për shërimin e Mustafës

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 22:22 | Nga

Qeveria e Kosovës thotë se e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejtë të ish-kryeministrit Isa Mustafa”.

Qeveria e Kosovës thotë se do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme