Qeveria përkrah Programin Evropa Kreative, mundëson pjesëmarrjen e veprave artistike në BE

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 14:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka përkrahur Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Evropa Kreative për mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky program do t’u mundësojë artistëve që veprat e tyre t’i bëjnë të konkurueshme në Bashkimin Evropian,  raporton Ekonomia Online.

“Do të ndikojë në forcimin e aktiviteteve, impakt të veçantë do të ketë edhe në bashkëpunimin dhe rritjen e inovacionit “.

“Kostoja  që Kosova do të paguajë për të marrë pjesë është e paraparë në buxhetin e Ministrisë së Kulturës”.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se qasja e LDK-së dhe e të tjerëve të cilët nuk kanë votuar IPA-në në Kuvend është e habitshme, raporton EO.

“Nuk di që ka një vend në botë që e refuzon marrjen e parave falë. Është e habitshme qasja e LDK-së, është e habitshme”.

Të ngjashme