Qeveria procedon ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 14:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për financimin e Subjekteve Politike.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se me këtë plotësim ndryshim rritet transparenca e financimit të partive, raporton EkonomiaOnline.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, edhe pse tha se është një arritje e rëndësishme për qeverinë, bëri të ditur se ka disa nene që  bien ndesh me Kushtetutën.

“Është i mirë, ka të gjitha elementet mendoj që është një arritje e rëndësishme e jona si Qeveri. Ka disa nene që bien ndesh me Kushtetutën. Të rregullohet një herë e përgjithmonë,” tha Hoxhaj.

Në kuadër të këtyre plotësimeve dhe ndryshimeve në Ligj, parashihet qartësimi i dispozitave, me theks të veçantë në kontrollin e financimit të subjekteve politike, auditimi i raporteve financiare dhe publikimi i tyre, si dhe përcaktimi i dispozitave ndëshkuese për subjektet politike që nuk i zbatojnë kërkesat ligjore.

Të ngjashme