Qeveria publikon raportin për matjen e territorit (Dokument)

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 09:08 | Nga

Qeveria e Kosovës e ka publikuar në faqen zyrtare të saj raportin e Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës pas prezantimit në mbledhjen e kaluar të ekzekutivit.

Siç njofton Qeveria, ky raport zyrtar i Komisionit të ekspertëve, të kryesuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, puna e të cilit është mbikëqyrur dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-ve, të KFOR-it dhe të BE-së, tashmë është në procedurë të dërgimit për informim në Kuvend dhe te Presidenti i vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson faktin që edhe ky raport konfirmon punën e Komisionit shtetëror, qëndrimin e Komisionit të ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga Presidentja Jahjaga, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, të vendeve mike evropiane dhe shumë institucioneve vendore se Republika e Kosovës, me procesin e shënjimit të kufirit me Malin Zi, nuk e humb asnjë metër të territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Duke ftuar përfaqësuesit e partive parlamentare dhe më gjerë që të jenë pjesë e këtij procesi historik të shënjimit të një kufiri ndërkombëtar të Kosovës, i cili njëkohësisht hap udhë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, Qeveria fton deputetët e Kuvendit që të jetësojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për realizimin e këtyre aspiratave shumëvjeçare”, thuhet në një njoftim të ekzekutivitit.

Për të parë raportin e plotë kliko: KËTU

Të ngjashme