Qeveria reagon ndaj deklaratave të BE-së për Trepçën

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të papranueshëm reagimin e Bashkimit Evropian kundër miratimit të Statutit të Trepçës, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Njëkohësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

Të ngjashme