Qeveria reagon shkurt për ndalimin e Haradinajt

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 22:29 | Nga

Qeveria e Kosovës ka reaguar me një komunikatë të shkurtër në lidhje me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Të ngjashme