Qeveria realizoi vetëm 47.6% të planit të punës për gjashtë muaj

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëm 47.6 për qind të planit të punës e ka realizuar Qeveria e Kosovës gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2022, kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja FOL, raporton Ekonomia Online.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se nga 2,063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes “Fol”.

“Zyra e Kryeministrit ka paraparë 98 aktivitete, por ka realizuar vetëm 46,9 për qind. Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë 35 aktivitete. Ministria e Drejtësisë ka realizuar vetëm 55 për qind të aktiviteteve”, ka thënë ajo.

Ajo ka sqaruar se 46.9 për qind të planit e ka realizuar zyra e kryeministrit, Ministri e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9%, përderisa Ministria e Drejtësisë ka realizuar 56.4 për qind të planit të punës.

Ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka realizuar 58. 3 për qind të planit. 22.3 për qind i ka realizuar Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, ndërsa ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporë ka realizuar 42 për qind të planit të Punës.

Për më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga ministritë i gjeni në vazhdim:

Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete prej të cilave ka realizuar 46 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 15 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës –  për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 461 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 94 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 53 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 40 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 38 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 96 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 56 nga to.

Ministria e Ekonomisë – për këtë periudhën ka paraparë të realizoj 135 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 77 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 191 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga  këto  aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 123 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 63 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 25 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 126 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 80 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të PSO-së ka paraparë të realizoj 512 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 259 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë – kishte paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 28. 

Ministria për Kthim dhe Komunitete –  për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 8 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 7 nga to.

Ndërkaq, sa i përket Ministrisë së Mbrojtjes – në kuadër të Planit Strategjik Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 14 aktivitete, mirëpo nga kjo ministri s’kemi marrë përgjigje se sa janë realizuar këto aktivitete.

Të ngjashme