Qeveria rrit në 90 milionë euro subvencionimin për energji

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000 € (nëntëdhjetë milionë euro). Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend, shpjegohet në komunikatën e Qeverisë.

Të ngjashme