Qeveria rrit shumën për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të personave të zhdukur

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:03 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është aprovuar kërkesa e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për caktimin e shumës financiare me rastin e organizimit të ceremonisë së rivarrimit të personave të zhdukur.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shuma për organizimin e ceremonisë për rivarrim do të rritet nga 250 euro në 400, raporton Ekonomia Online.

“Është kërkesë që të caktohet shuma 400 euro, në 250 sa ka qenë. Një memorandum që ka qenë në kuadër të Samitit të Londrës dhe ka marrë miratim të qartë. Ky veprim është i dinjitetshëm për qeverinë që ta rritë shumën për shpenzimet e familjeve”.

Të ngjashme