Qeveria s’diskuton për strukturën e Zyrës së Koordinatorit Administrativ të Delegacionit për Bisedime

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 14:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj kërkoi që pikën e dytë të rendit që ka të bëj me Shqyrtimi i Propozim vendimit për strukturën e Zyrës së Koordinatorit Administrativ të Delegacionit për Bisedime të lihet për mbledhje të radhës.

Kjo ngase sipas tij, duhet një koordinim i mirë dhe të shqyrtohet mundësia nëse kjo pozitë mund të mbulohet nga zyra e kryeministrit dhe me pas përfaqësues të MPJ-së.

Kurse ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkoi që të bisedohet për disa fonde të programit IPA që kanë disa probleme dhe kanë nevojë për përkrahje më të madhe.

Drejtpërdrejt

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 19, 2019

Të ngjashme