Qeveria shfuqizon vendimin e Kurtit për reciprocitet me Serbinë, AAK-ja kundër

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë, raporton Ekonomia Online. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars të Qeverisë së kaluar për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kundër këtij vendimi kanë votuar ministrat e AAK-së.

Në mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin me të cilin ka konfirmuar vullnetin për procedim të mëtutjeshëm për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të vendimeve si në vijim:

1. Vendimi Nr. 06/15, i datës 23.03.2020, për aprovimin e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2019;

2. Vendimi Nr. 02/23, i datës 08.04.2020 për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e fuqizimit të sektorit financiar;

3. Vendimi Nr. 05/26, i datës 23.04.2020 për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan;

4. Vendimi Nr. 06/26, i datës 23.04.2020 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim;

5. Vendimi Nr. 07/26, i datës 23.04.2020, për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”;

6. Vendimi Nr. 08/26, i datës 23.04.2020, për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”;

7. Vendimi Nr. 01/27, i datës 30.04.2020, për aprovimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021 – 2023;

8. Vendimi Nr. 03/27, i datës 30.04.2020, për aprovimin e Programit të Borxhit Shtetëror 2021 – 2023.

Të ngjashme