Qeveria shkarkon Betim Reçicën, në vend të tij Izet Bytyqi

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 16:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Betim Reçica është shkarkuar nga posti i sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, raporton Ekonomia Online.

Me propozim të ministrit Lumir Abdixhiku, Izedin Bytyqi është emëruar sekretar i ri i ministrisë.

Propozimi është votuar unanimisht në mbledhjen e Qeverisë.

“Izetin Bytyqi ish-sekretar në ministrinë e punës ricaktohet si sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit”, ka thënë ai.

Ky propozimvendim u miratua nga kabineti qeveritar.

Po ashtu kryeministri i vendit, Albin Kurti ka propozuar që të bëhet shkarkimi i sekretarëve të përgjithshëm nga disa prej ministrive.

Në kuadër të shkarkimit hyjnë ministritë e prekura nga riorganizim dhe kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi, raporton Indeksonline.

“Ministritë e prekura nga riorganizimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, e Financave dhe Transfereve, e Administratës Publike, e  Investimeve Strategjike e Infrastrukturës dhe Ambientit. Do të shqyrtojë mundësin e ricaktimin në pozita rekualivante, apo do të rishikojë mundësinë si punëtorë tepricë. Propozohet që Zyra e Ministritë të zbatojë këtë vendim që hy në fuqi ditën e nënshkrimit”, tha Kurti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme