Qeveria shkel memorandumin me britanikët për sekretar të MTI-së

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 09:26 | Nga

Qeveria e Kosovës e ka shkelur sërish marrëveshjen me Ambasadën Britanike për emërimin e njerëzve kredibilë në pozita të larta.

Të hënën Qeveria e emëroi Burim Rrecin sekretar të përgjithshëm në MTI, por zyrtarë nga kjo ambasadë kanë thënë për “Zërin” se një kandidat tjetër i plotësoi kriteret për këtë pozitë. Rreci në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për asamblist nga Nisma.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, të hënën, në mbledhjen e Qeverisë e emëroi Burim Rrecin sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Por, emërimi i Rrecit në këtë pozitë u bë pa i plotësuar kriteret dhe një memorandum për emërimin e njerëzve kredibilë në pozita të larta të nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Në një përgjigje nga Ambasada Britanike kanë konfirmuar së vetëm një kandidat i kishte plotësuar kriteret për të qenë sekretar në MTI.

Megjithëkëtë, në vend të tij Qeveria e emëroi Burim Rrecin pa i plotësuar kriteret.

Rezultati përfundimtar sipas mendimit profesional të Partnerit Zbatues të projektit tonë gjen se vetëm një person kishte përmbushur kriteret për t’u emëruar në këtë pozitë. Kandidatët e tjerë kishin dalë me më pak pikë dhe nuk ishin të nivelit për emërim në këtë pozitë.

Në këtë pozitë nuk është emëruar kandidati i vetëm që ka përmbushur kriteret”, kanë thënë në një përgjigje për gazetën “Zëri” nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Me emërimin e Rrecit në këtë pozitë Qeveria e Kosovës përveç që nuk i ka respektuar kriteret e konkursit, del se ka bërë edhe emërim politik në këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme