Qeveria shpall gjendjen e Emergjencës për Shëndetin Publik

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të vendosur gjendjen emergjente të shëndetit publik.

Qeveria e mori vendimin sonte, në mbledhjen e 11-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri Albin Kurti, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, pas konfirmimit edhe të 4 raste të reja me Coronavirus.

Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore).

Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka njoftuar ministri Vitia.

Të ngjashme