Qeveria shuan Departamentin Special Anti-Korrupsion

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, që është duke u mbajtur.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se vendimi hyn në fuqi me publikimin në gazetën zyrtare

“Sot kërkojmë që të shfuqizohet vendimi i datës dhe vendim hynë në fuqi në publikimin e gazetës zyrtare.”

Ministri i drejtësisë  Selimi Selimi ka thënë se para se të shfuqizohet task-forca të rishikohen të arriturat e kësaj.

“Me këtë task-forc ekzistojnë shumë çështje sepse ka nevojë mu përmirësuar por unë e kisha shpreh ti shikojmë reflektimin e të gjeturave dhe ti shohim rastet se si do ti zbarkojmë në institucionet e tjera”, tha Selimi.

Sot gjatë ditës kur është bërë i ditur propozimi për shuarje, ai është kritikuar së tepërmi nga shoqëria civile.

Të ngjashme