Qeveria sot shfuqizon vendimin për karantinim të Klinës, Vitisë e Malishevës

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë është duke e mbajtur një mbledhje online, ku pritet të shfuqizohet vendimi për ndalimin e hyrje-daljeve edhe për tri komuna të Kosovës.

KOHA merr vesh se bëhet fjalë për daljen nga karantina për Klinën, Vitinë dhe Malishevën.

Deri më tani nga karantina janë dalë Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Ferizaj e Suhareka.

Këto masa lehtësuese vijnë pas uljes së numrit të të prekurve me Covid-19, derisa ka rritje të numrit të të shëruarve. Megjithatë, lirimi nga masat e plota do të jetë gradual dhe në disa faza.

Të ngjashme