Qeveria sot vendos hapjen e kufirit me Shqipërinë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Shefi i ri i Qeverisë, Avdullah Hoti bashkë me kabinetin e tij qeveritar pritet të vendosin për hapjen e kufirit me Shqipërinë. Vendimi prite të merret sot në mbledhjen e katërt të Qeverisë.

Më 14 mars ishte mbyllur kufiri Kosovë-Shqipëri shkaku i përhapjes së virusit me koronë. Mirëpo, sot, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët andej e këndej kufirit.

Sot, në orën 12, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të hequr të gjithë pengesat për qarkullim të lirë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës, një ditë më parë, vendosi edhe për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, me çka i hapi rrugë dialogut me palën serbe.

Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.

Sidoqoftë, të shtunën mbrëma, janë raportuar edhe 36 raste të reja me COVID-19, të premten 11. Në total janë 1 mijë e 194 persona të prekur, 884 të shëruar ndërsa kanë vdekur 31 persona.

Të ngjashme