Qeveria sqarohet për darkën me mish e shampanja të Kurtit, tregon se kush tjetër mori pjesë

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 23:32 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për një darkë të orës 23:00 ku nga paratë e shtetit u shpenzuan 375 euro për artikuj si mish, verë e shampanja.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se darka në fjalë e raportuar në media ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Përveç Kurtit, në këtë darkë ishte e pranishme edhe Vjosa Osmani, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla.

Postimi i plotë:

Në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike me numër protokolli 2726, mediumit Kallxo i janë dërguar faturat e shpenzimeve për dreka zyrtare të kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Për të dhënë kontekstin e munguar në artikullin mbi atë shpenzim (375€), njoftojmë se darka e datës 31 maj 2021, ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Në këtë darkë pune ishin të pranishëm:

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Mattheë Palmer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministrja e parë e Republikës së Kosovës, njëherit Minsitre e Jashtme, Donika Gërvalla

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog

Edhe pse nuk ka kërkuar informata shtesë lidhur me darkën e përmendur në artikull, Zyra e Kryeministrit ia ka dërguar këtij mediumi në fjalë informatën si më lartë.

Të ngjashme