Qeveria synon kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi me strategjinë pesëvjeçare për sundimin e ligjit

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për medie, ku i kanë shjelluar pikat e miratuara nga mbledhja e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë tha se janë marrë disa vendime të rëndësishme me vlerë 30 milionë euro.

“U morën disa vendime të rëndësishme si projekti emergjent për financim shtesë Covid19, heqja e policës për mërgimtarët, që të jemi më afër tyre, masë tjetër ishte për skemat sociale, garancitë kreditore, aktivitetet kulturore në vend, duke parë rëndësinë e kulturës, keni parë që kemi pasur figura të ndryshme kulturore, suksesi në sport dhe shumë suksese tjera.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.

Ajo ka thënë se strategjia është në përputhje me programin e Qeverisë dhe ka synim që të arrijë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Momentin që është votuar qeveria Kurti jemi zotuar për sundim të ligjit, jemi munduar që përmes dokumentit mbi drejtësinë të fuqizojmë gjyqësorin, dhe të bashkëpunojmë me këshillin gjyqësor, prokurorial, dhe tashmë kemi edhe procesin e Vettingut dhe të vendosim se si ta procedojmë”, tha Haxhiu.

Ministrja e drejtësisë u pyet mbi mungesën e  komunikimit të ministrisë dhe Këshillit Gjyqësor dhe atij prokurorial, dhe mbi procesin e Vettingut.

Haxhiu tha se në drejtim të komunikimit me këshillin gjyqësor dhe prokurorial do jenë të mira kur duan të jenë të mira, por jo kur mbyllin sytë përballë skandaleve.

Ndërsa, sa i përket Vettingut ministrja Haxhiu tha se është kërkesë shoqërore.

Ministri Murati tha se mbi prokurimin e listave për barnat esenciale ka qenë me dy probleme, ajo e shkurtimit të buxhetit nga qeveria e kaluar dhe shkarkimi i bordit të Organit Shqyrtues i Prokurorimit

Tutje ai tha se janë në proces të përzgjedhjes së bordit të OSHP-së.

Të ngjashme