Qeveria t’i ketë prioritet zonat kufitare

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:43 | Nga

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i trajtojë me më prioritet zonat kufitare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se komuna që drejton ka nevojë për mbështetje më të madhe nga Qeveria.

Suma ka thënë se Komuna e Hanit të Elezit ende nuk ka mbështetje nga Qeveria për ndonjë projekt konkret.

“Nga cilado qeveri, qoftë e udhëhequr nga PDK-ja, LDK-ja apo tash nga AAK-ja, ne kemi marrë përkrahje mesatare”, ka thënë Suma.

Sipas tij, Qeveria mund t’i ndihmojë qytetarët e kësaj komune duke i hapur disa pika të përkohshme kufitare.

Suma ka treguar se këto pika të përkohshme kufitare do ta lehtësonin qarkullimin e njerëzve për t’i punuar tokat që i kanë përtej kufirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme