Qeveria ua dërgon Projektligjin për FSK-në tri ministrive

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 16:11 | Nga

Qeveria e Republikës së Kosovës, bën të ditur se pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse.

“Në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme