Qeveria ul testet e qytetareve, për t’i zvogëluar infektimet

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare e pas adresimit të kryeministrit Albin Kurti të bërë mbrëmë për gjendjen me pandeminë, sot është raportuar numër më i vogël i rasteve të reja me COVID-19 në vend. Kjo për shkak se Qeveria sot ka zvogëluar numrin e testimeve për këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është ulur numri i testimeve për COVID-19, raporton Gazeta Express.

Mbi 3 mijë e 633 testime më pak se një ditë më parë janë kryer në 24 orët e fundit në vend.

Ndërsa, tashmë që shumë se një javë në vend brenda një dite janë kryer mbi 11 mijë testime për koronavirus.

Si rrjedhojë e uljes së testimeve, është ulur edhe numri i rasteve të reja të infektuara me COVID-19.

Dje Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në vend janë regjistruar edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Ndërsa sot, me uljen e numrit të testeve, ka rënë edhe numri i rasteve të reja të infektuara.

Gjithsej për 24 orët e fundit janë regjistruar 932 raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë që me testimin e më shumë mostrave, numri i rasteve të infektuara me COVID-19 ka qenë shumë më i madh se ai që është raportuar sot.

Mbi 1 mijë, e mbi 2 mijë raste të reja të infektuara janë raportuar gjatë ditëve të kaluara në vend.

Të ngjashme