Qeveria: Vuçiqi nuk ka bërë kërkesë për të vizituar Kosovën

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka bërë kërkesë që të vizitoj Kosovë.

Me anë të një shkrimi në facebook, Haradinaj-Stublla thekson se zyrtarët serbë janë të detyruar që të bëjnë kërkesë zyrtare për vizita.

Ajo tutje thekson se vizitat e tilla në prag të bisedimeve, do të konsideroheshin si provokim politik.

Shkrimi i plotë:

Pas pyetjeve të shumta nga mediet, dua të konfirmoj se Vuçiqi NUK ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të vizituar Kosovën.

Bazuar në marrëveshjen për vizitat zyrtare e arritur në Dialogun e Brukselit më 14 nëntor 2014, zyrtarët serbë janë të detyruar që të bëjnë njoftimet me shkrim rreth vizitave të tyre në Republikën e Kosovës. Kërkesa duhet parashtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek Zyra jonë Ndërlidhëse në Serbi, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pika 2/a e marrëveshjes e saktëson se për grupin e parë të zyrtarëve (që përbëhet nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat, kryetari i kuvendit dhe ministrat e punëve të brendshme, punëve të jashtme dhe të mbrojtjes) njoftimi duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara.

Në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Ëashington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë.

Kosova dhe resurset e saj natyrore janë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, e nuk do të bëhen asnjëherë plato e defilimeve provokuese për të tentuar avancimin e interesave që i përkasin shekullit të kaluar.

Kosova mbetet e përkushtuar si palë konstruktive në avancimin e paqes, sigurisë, dhe stabilitetit në rajon..

Pas pyetjeve të shumta nga mediet, dua të konfirmoj se Vuçiqi NUK ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Mittwoch, 26. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme