Qeveria zbardh agjendën për Ditën e Pavarësisë, Kurti shkon te varri i Rugovës

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 16:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar aktivitetet për shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Abazi tha se aktivitetet e pavarësisë së Kosovës fillojnë në mëngjes për të vazhduar në Prekaz.

Ai bëri të ditur se kryeministri Kurti do të shkojë edhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Manifestimi i ditës së Pavarësisë do fillojë në ora 8 dhe do jenë krerët e shtetit për ta ngritur flamurin e Kosovës, dhe do vazhdojmë në Prekaz, do të vendosim kurora lule te varri i Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi. Do të mbahet një seancë ku do të flasë Vjosa Osmani. Më pastaj do të vazhdojmë në kazermën Adem Jashari, ku do të flas Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Kryeministri Kurti do tw shkojë te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova së bashku me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë se pastaj te kazerma e FSK-së do të marrin pjesë me kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

‘Pastaj do të bëjmë vizitën te kazerma e FSK-së, ku do të ju drejtohen pjesëmarrësve krye kuvendarja dhe kryeministri.

Më vonë do të ketë nëj pritje shtetërore nga presidenti për 12 vjetorin. Deri në pjesën e fundit do të jenë prezent gjatë gjithë kohës kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri. Presidenti vjen me vonesë në aktivitetin e fundit që do të mbahet. Nuk do të ketë parakalim të trupave të FSK-së”, ka thënë ai.

Abazi tha se mysafirë do të jenë kori diplomatik dhe familjarë të dëshmorëve.

Të ngjashme