Qeveria zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Siç ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, kjo është pakoja e katërt me sanksione.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se bëhet fjalë për ngrirjen e aseteve bankare, ndalimin e mediave propaganduese dhe restriksione Bjellorusisë për importe të mallrave teknologjike.

Sanksionet janë vënë në koordinim me partnerët perëndimorë, kanë bërë të ditur krerët e shtetit.

Të ngjashme